Home / Kryesoret / Fiton kombëtarja

Fiton kombëtarja

Kombëtarja shqiptare e futbollit përmbushi objektivin e saj me një fitore të pastër 0-2 në fushën e Lihtenshtejnit, që bën kuqezinjtë të jenë me pikët maksimale pas dy ndeshjesh, në Eliminatoret e Botërorit 2018. Në ndeshjen e zhvilluar në “The Rheinpark Stadion”, formacioni i De Biasi-t ishte më i miri në fushë dhe tani është në vendin e parë në grup, para Spanjës dhe Italisë.

Goli i parë i 90 minutëshit erdhi nga mesfushori Jahmir Hyka. Mesfushori shtatshkurtër ishte i aftë për të finalizuar me kokë në rrjetën e vendasve një krosim në zonë që pavarësisht grushtimit të portierit i dha supremacinë kuqezinjve, ndërsa në statistikat zyrtare, UEFA preferoi ta shënojë këtë në raport, si një autogol të Jahle dhe jo golin e Hykës. Raste të tjera të shqiptarëve në stadiumin e Vaduzit u shpërdoruan pa mundësinë e finalizimit, deri në minutën e 71.

Një skemë e bukur nga një goditje këndi shërbeu për të siguruar suksesin kur krosimi i mbrojtësit Elseid Hysaj gjeti përgjigjen e duhur me kokë nga shkodrani tjetër Bekim Balaj. Me këtë sukses Shqipëria shkon në kuotën e 6 pikëve në Grupin G, dhe pret e qetë sfidën pas 3 ditësh ndaj Spanjës në Shkodër.

Në sfidën tjetër të grupit, Italia barazoi 1-1 ndaj Spanjës në ndeshjen e zhvilluar në “Juventus Stadium”. Një gafë e portierit Buffon i hapi rrugën supremacisë së iberikëve me golin e Vitolo. Për të shpëtuar nderin e të kaltërve shërbeu një penallti e fituar nga Eder, që u finalizua në rrjetë nga Daniele De Rosi. Ndeshja tjetër e grupit G mes Maqedonisë dhe Izraelit përfundoi 1-2.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *