Home / Showbiz / Flet për ish-dashnorët

Flet për ish-dashnorët

Pop-këngëtarja e famshme Rihanna ditëve të fundit po qëndron në vendlindjen e saj në Barbados, por edhe nga atje ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe me fansat e saj ajo ka ndarë një mendim interesant.

Në të vërtetë, këngëtaren të cilën mediet e kanë lidhur me shumë meshkuj, duke përfshirë edhe reperin Drake dhe yllin e Hollivudit, Leonardo DiCaprio, ka vendosur të flasë rreth statusit të saj të dashurisë përmes një postimi interesat në “Instagram”.

“Asnjëri nga ish të dashurit e mi nuk është në një lidhje apo martesë të lumtur. Prandaj me siguri të plotë mund të them se problemi nuk ka qenë tek unë që jemi ndarë”, ka shkruar në porosinë e saj bukuroshja e muzikës. Shumica kanë ardhur në përfundim se këngëtarja në veçanti ka folur për romancën e saj me këngëtarin Chris Brown.

Ata ishin bashkë deri në vitin 2009, kur reperi kontrovers e kishte rrahur brutalisht këngëtaren. Pas kësaj Chris edhe pse ishte i dënuar me kusht kishte rrahur një person dhe kishte përfunduar në rehabilitim, por edhe ashtu kishte shkaktuar telashe. Sido që të jetë, Rihanna me këtë postim ka dashur të sqarojë se në lidhjet e saj ajo nuk ka qenë fajtore për ndarje, por ishin pikërisht ish të dashurit e saj. /ZERI/

Gjithashtu lexo

Rita Ora kënaqet në veshjen me fytyrë të Paris Hiltonit (Foto)

Bukuroshja shqiptare, Rita Ora, gjithnjë shfaqet atraktive. Ylli me renome botërore ka publikuar një foto …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *