Home / Kryesoret / Forumi Rinor Islam dekoroi më të mirët me rastin e Vitit të Ri Islam – VIDEO

Forumi Rinor Islam dekoroi më të mirët me rastin e Vitit të Ri Islam – VIDEO

Për të gjashtëmbëdhjetën herë me radhë Forumi Rinor Islam organizoi manifestimin tradicional të Vitit të Ri të kalendarit islam, Hixhri 1438. Ky manifestim madhështor u mbajt në Teatrin Kombëtar Maqedonas, në Shkup. Ashtu siç është traditë e këtij manifestimi, edhe këtë vit u dekoruan shkollarët e mesëm dhe studentët më të dalluar të shkollave dhe universiteteve nga disa qytete të vendit.

Hapja e manifestimit u bë me lexim të Kuranit nga hafizi Egzon Ibrahimi duke vazhduar më pas me fjalën përshëndetëse të kryetarit të përgjithshëm të Forumit Rinor Islam, Fisnik Shabanit. Mysafir i kësaj mbrëmje ishte hafizi dhe kënduesi i mirënjohur i ilahive, Aziz Alili, përndryshe kryeimam i Bashkësisë Islame në Zagreb të Kroacisë, i cili interpretoi tri ilahi para publikut.

Para publikut u prezentua edhe një video e realizuar nga Departamenti për të rinjë pranë FRI – së, me motiv nxitjeje për nxënien e dijes dhe ndjekjes së ëndrrave.

Përveç kësaj, u ndanë edhe çmimi “Hafizi i ri i vitit” të cilin Forumi Rinor Islam e ndan tanimë gjashtë vite me radhë, dhe çmimi “Shkencëtari i ri i vitit” i cili sivjet u nda për të shtatën herë në këtë manifestim. Çmimi “Hafizi i ri i vitit” shkoi për hafizin trembëdhjetë vjeçar Abdullah Asllani nga Tetova, ndërkaq si shkencëtar i ri i vitit u dekorua Doc. Dr. Drita Mahmuti Fazlija, nga qyteti i Tetovës, e cila mbajti dhe një fjalim rasti.

Për herë të parë FRI ndau një dekoratë të veçantë, edhe atë për motër e vëlla, Valon dhe Valmira Berisha nga qyteti i Prizrenit, për suksesin e arritur në USHT,  Fakulteti Juridik – Drejtimi Gjyqësor përskaj aftësive të kufizuara.

Traditë e këtij manifestimi është edhe dekorimi i personaliteteve me arritje e kontribute të veçanta, të cilët i dekoroi kryetari i përgjithshëm i Forumit Rinor Islam, Fisnik Shabani. Bahri Ganiu u dekorua për kontributin e madh kombëtar dhe fetar, dhe rolin e pashembullt në ngritjen dhe zhvillimin e arsimit shqip në Maqedoni. Poashtu edhe Ataullah ef. Kurtishin (Post Mortum) për kontributin e palodhshëm kombëtar dhe fetar dhe rolin e pashoq në ngritjen e dijes dhe fjalës së Zotit. FRI dekoroi edhe Fondacionin “Albiz” për kontributin e dhënë në mbështetjen morale dhe financiare të nxënësve e studentëve shqiptarë në Maqedoni, si dhe aktivitetin e vazhdueshëm human.

Pika kryesore e këtij manifestimi, si çdoherë, ishte dekorimi i studentëve më të mirë të Universitetit Shtetëror të Tetovës, Universitetit të Shkupit, Universitetit Ballkanik, Universitetit FON dhe Universitetit të Evropës Juglindore, të cilët u dekoruan nga drejtori i përgjithshëm i këtij manifestimi, Hasan Baftijari dhe ministri i drejtësisë, Valdet Xhaferi. Poashtu u dekoruan edhe tetë më të mirët me notën mesatare 10.00.

Me këtë, u përmbyll manifestimi, duke theksuar edhe një herë një nga qëllimet kryesore: stimulimin e diturisë dhe nxënien e dijes, përmes dekorimit të nxënësve dhe studentëve më të mirë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *