Home / Showbiz / Françeska dhe Zaimina në Dubai/ Dy ‘bishat’ shqiptare po çmendin arabët? (FOTO)

Françeska dhe Zaimina në Dubai/ Dy ‘bishat’ shqiptare po çmendin arabët? (FOTO)

Mikeshat e reja mes vajzave të showbizz-it, këngëtarja Zaimina Vasjari dhe ish-banorja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, janë arratisur së bashku drejt destinacionit më të përfolur për udhëtimet e vajzave VIP, Dubain.

Ato kanë planifikuar një udhëtim të shtrenjtë larg Shqipërisë, pikërisht në këtë periudhë vjeshte, për të provuar dhe njëherë plazhin dhe temperaturat e larta, duke shijuar pushime luksoze. Nuk dihet nëse kanë shkuar vetëm apo me të dashurit respektivë, pasi deri tani kanë postuar foto vetëm, duke u mjaftuar me ekspozimin e linjave të tyre superseksi.

Edhe pse kanë profesione krejt të ndryshme, ato u miqësuan pasi Zaimina hapi dyqanin e saj të fustaneve për evente, për ekspozimin e të cilave ftoi Françeskën si modele. Duket se bashkëpunimi u pëlqeu vajzave, të cilat e thelluan shoqërinë me udhëtime luksoze e shpenzime marramendëse jashtë një bashkëpunimi formal.

Françeska nuk është e vetmja vajzë VIP që reklamoi asetet e saj për biznesin e Zaiminës. Pjesë e grupit VIP në mbështetje të 29-vjeçares, u bënë edhe Rezarta Shkurta, Anjeza Branka, Kristin Prengaj etj. Le të shohim se si do t’i ecë biznesi kësaj here Zaiminës, pas dy tentativave të mëparshme, një dyqani me fustane nusërie dhe një tjetri të shitjeve të produkteve me shërbim taksi. Flitet se ajo është tërhequr nga muzika, duke iu dedikuar totalisht biznesit të ri.
3-6-418x450

Gjithashtu lexo

Emina Cunmulaj besnike e rrënjëve të saj, shfaqet vezulluese në veshje kombëtare (Foto)

Modelja e njohur shqiptare, që prej vitesh karrierën e ka të përqendruar në SHBA, është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *