Home / Kryesoret / Gjenden eshtra të tjera në oborrin e shtëpisë së Ali Ahmetit (Foto)

Gjenden eshtra të tjera në oborrin e shtëpisë së Ali Ahmetit (Foto)

Dje kanë vazhduar kërkimet dhe janë gjetur eshtra të tjera dhe për fat të keq është konstatuar nga mjekësia ligjore që viktimat e varrezës masive janë djegur.

Prokuroria Themelore Publike ka hapur rast hetimor, ndërsa këtë gjë zyrtarisht e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ndërkohë, para disa ditësh, në fshatin Zajaz të Kërçovës, në oborrin e shtëpisë së kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është zbuluar një, siç cilësohet, varrezë masive me mbetje mortore.

Zhvarrosja e tyre ka filluar, deri sa janë nxjerrë disa prej eshtrave të gjetura të cilat do të dërgohen për ekspertizë të mëtejshme në institutin e mjekësisë ligjore.

Musli Musliu, ish kryetar i Komunës së Zajazit, ka thënë se “dyshimet e para tregojnë se bëhet fjalë për kafkat dhe pjesët mortore të 14 deri në 60 viktima të Zajazit dhe rrethinës së saj, të cilat në bazë të ekspertizave paraprake, pas vrasjes janë djegur”.

Të afërmit e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, thonë se “dyshimet për ekzistimin e një varri masiv kanë ekzistuar që moti, por nuk e kanë ditur vendndodhjen e tyre të saktë”, njofton REL.

Një varrezë masive kohë më parë u zbulua gjithashtu afër Kërçovës, në një shpellë afër vendit të quajtur Dardhë. Një ekip ekspertësh zbuloi më shumë kafka dhe mbetje mortore.

Dyshohet se mbetjet mortore janë të vjetra mbi 5 dekada.

7-65 6-84 5-109 4-135 3-201 1aa 1a 1-824 aa-480x330

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *