Home / Kryesoret / Gjendet I varur në litarë 46 vjeçari nga Zherovjani

Gjendet I varur në litarë 46 vjeçari nga Zherovjani

Dyzet e gjashtë vjeçari S.S. nga fshati Zherovjan, mbrëmë rreth orës 22 është gjetur i varur në dru tek një livadh në përfundim të fshatit,.

E ka parë një person nga ky fshat dhe pas paraqitjes në polici, prokurori publik, mjeku i mjekësisë gjyqësore dhe ekipi i SPB-së Tetovë kanë kryer kontroll të tërësishëm.

Ndaj trupit të pajetë të S.S. nuk janë gjetur shenja të dhunës dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i të vdekurit iu është dorëzuar familjes.

Përndryshe, dje rreth orës 12 babai i S.S. ka lajmëruar se djali i tij me veturën e tij “Golf” është larguar në drejtim të panjohur. Me vete e ka marr një karrige plastike dhe një litar, njofton Policia e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *