Home / Lajme / Kronika e zezë / Gjendet një grua e vdekur me plag nga kafshimi i brejtësit

Gjendet një grua e vdekur me plag nga kafshimi i brejtësit

Një grua e moshuar ka vdekur me plagë të dukshme në pjesën e përparme të trupit, me siguri nga kafshimet e brejtësve, dje është gjetur në Gjevgjeli.

Mjeku nga Ndihma Urgjente Mjekësore dje në orën 15:30 në Stacionin Policor ka denoncuar se në rrugën “Ilija Mijov” në Gjevgjeli, ku kanë qenë të thirrur për intervenim, kanë gjetur trupin e një gruaje të moshuar me plagë të dukshme në pjesën e përparme të trupit.

Siç kumtoi MPB-ja, nga ekspertiza në vendin e ngjarjes është konstatuar se e ndjera T.B. (84) ka pasur plagë të dukshme në duar, këmbë dhe në fytyrë, me siguri nga kafshimi i brejtësit.

Me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerës është dërguar në Institutin për Mjekësi Ligjore në Shkup për obduksion dhe konfirmim të shkakut të vdekjes.

Gjithashtu lexo

Nuk do të ketë mungesë të drurit – (VIDEO)

Zjarret që ishin aktiv në periudhën e kaluar nuk do t’i shtrenjtojnë drutë për ngrohje. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *