Home / Lajme / Rajon / Gjuha shqipe, lëndë zgjedhore në Turqi

Gjuha shqipe, lëndë zgjedhore në Turqi

Gjuha shqipe dhe ajo boshnjake do të vendosen vitin e ardhshëm nëpër shkollat turke si lëndë me mundësi zgjedhjeje.

Programi dhe materialet e lëndës të gjuhës shqipe dhe boshnjake që do të vendosen në programin mësimor do të përgatiten nga Universiteti i Trakya, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i përgjithshëm i Arsimit Bazë në Ministrinë e Arsimit të Turqisë, Dr. Xhem Gençollu, në ceremoninë e nënshkrimit të protokollit ka njoftuar se vitin e ardhshëm që nga klasa e pestë gjuha shqipe dhe boshnjake do të vendosen në programin arsimor si lëndë zgjedhore.

Ai ka theksuar se kurrikula dhe materialet e mësimit për të dyja gjuhët do të përgatiten nga Universiteti Trakya.

“Ne gjuhën boshnjake dhe atë shqipe nuk e vërejmë si një gjuhë të huaj, por si një prej gjuhëve që vendosin lidhjet e qytetërimit tonë të përbashkët. Në Bosnje dhe Hercegovinë ndodhen gjashtë mijë nxënës boshnjakë që mësojnë turqisht, edhe ne themi që edhe fëmijët tanë të mund t’iu shprehin atyre “Dobri Dosli”. Shpresoj që edhe kjo nga pikëpamja jonë do të vlerësohet si një takim kulturor”, ka theksuar Gençollu.

Ndërkohë rektori i Universitetit Trakya, Prof. Dr. Erhan Tabakollu, duke vënë në dukje se misioni dhe zgjerimi i tyre si universitet është Ballkani, ka theksuar se është krenari që universiteti i tyre do të përgatisë programet e këtyre mësimeve. Ndërsa më pas protokolli është nënshkruar nga Gençollu dhe Tabakollu.

Në ceremoni kanë marrë pjesë zëvendësrektori i Universitetit Trakya, Prof. Dr. Mumin Shahin, dekani i Fakultetit të Lirësisë në Universitetin Trakya Prof. Dr. Ilker Alp, drejtori i Drejtorisë Arsimore të qytetit Edirne, Hysein OzXhan dhe pedagogë të Shkollës së Gjuhëve të Huaja të Universitetit Trakya.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *