Home / Kryesoret / Gjykata kushtetuese do të debatojë për faljet e presidentit Ivanov

Gjykata kushtetuese do të debatojë për faljet e presidentit Ivanov

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë sot e vlerëson kushtetutshmërinë e vendimeve për faljen – lirimin nga përndjekja pa zbatimin e procedurës, të sjella nga presidenti Gjorge Ivanov, më 12 prill të këtij viti.

Do të vlerësohet kushtetutshmëria e vendimit për faljen e 45 personave, funksionarë aktual dhe ish-funksionarë dhe bashkëpuntërot e tyre.

Nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë është shtruar pas publikimit të tyre.

Më 27 maj presidenti Ivanov i tërhoqi abolimet për politikanët, ndërsa më 6 qershor janë tërhequr të gjitha abolimet.

Në periudhën derisa ishin në fuqi faljet, janë ndërprerë të gjitha procedurat parahetimore dhe hetimore të cilat i hapi Prokuroria Publike Speciale, ndërsa të cilat kanë të bëjnë me persona të përfshirë nga falja.

Gjithashtu lexo

Policia me apel ndaj lokaleve të natës – (VIDEO)

Muajt e verës janë karakteristike kur në  shumë lokale hotelerike frekuentohen gjatë orëve të natës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *