Home / Lajme / Kronika e zezë / Gostivar: E gjuan me pistoletë bariun që kulloste dhentë në arën e tij

Gostivar: E gjuan me pistoletë bariun që kulloste dhentë në arën e tij

Njëzet e një vjeçari Q.M. nga fshati Forinë e Gostivarit, dje ka lajmëruar se rreth orës 17 përderisa ka qenë duke i kullotur dhentë në fushat e eterit të këtij fshati, iu është afruar 33 vjeçari S.E. nga Forina dhe një person i panjohur dhe pas një zënke të vogël verbale se pse ka qenë duke i kullotur dhentë në arën e tij, ku e ka nxjerr një pistoletë dhe ka gjuajtur në drejtim të Q.M me çrast nuk e ka goditur, dhe menjëherë është larguar nga vendi.

Diçka më vonë S.E. është arrestuar dhe në konsultim dhe koordinim me prokurorin publik është mbajtur në Stacionin Policor në Gostivar dhe me vërtetim iu është konfiskuar pistoleta të cilën e ka poseduar me leje dhe e cila do të merret për shqyrtim.

Po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *