Home / Kryesoret / Gostivar:U realizua dita informuese për thirrjen e parë për propozime në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Maqedoni – Shqipëri 2014-2020

Gostivar:U realizua dita informuese për thirrjen e parë për propozime në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Maqedoni – Shqipëri 2014-2020

Në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Maqedoni – Shqipëri 2014-2020, për thirrjen e parë për propozime, në qytetin e Gostivarit u realizua dita informuese me pjesëmarrje të përfaqësuesve të sektorit civil, sipërmarrjeve dhe palëve të tjera të interesuara.

Arsim Fidani përfaqësues i Ministrisë së Pushtetit të Vetëqeverisjes Lokale njoftoi që gjatë vitit 2016 mbaroi zbatimi i shumë projekteve nga thirrja e tretë e programit për periudhën 2007 / 2013 nga IPA programi për bashkëpunim kufitar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë.

“Janë mbajtur disa sesione informative, tani ndodhemi në Gostivar dhe është sesioni i fundit në kuadër të thirrjes së parë për propozime për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Maqedoni – Shqipëri 2014 – 2020. Zakonisht, për çdo thirrje për projekt propozime mbahen sesione informative ku tregohen në detaje procedurat dhe thirrja në përgjithësi”, tha Fidani, duke shtuar që: “Me projekte mund të aplikojnë të gjitha shoqatat joqeveritare, kurse kësaj radhe ka një risi dhe mund të aplikojnë edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”.

Pas takimeve informuese, planifikohen të mbahen edhe trajnime për aplikuesit e projekteve.

Gjatë takimit, përmes video prezantimit u shfaqën deklaratat e ambasadorit të Unionit Evropian në Republikën e Maqedonisë, Avio Orav dhe ministres së Pushtetit të Vetëqeverisjes Lokale, Shiret Elezi gjatë shpalljes së thirrjes së parë për projekt propozimet në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Maqedoni – Shqipëri 2014-2020.

Më datë 16 shtator 2016, u shpall thirrja për tri prioritete tematike të programit, konkretisht nxitja e turizmit, kulturës dhe trashëgimisë natyrore, rritja e konkurrencës, biznesit, tregtisë dhe investimeve, mbrojtja e mjedisit, si dhe nxitja e përshtatjes dhe lehtësimit ndaj ndryshimeve klimatike, parandalimi dhe menaxhimi i rrezikut.

Thirrja do të qëndrojë e hapur deri më datë 1 nëntor 2016. Buxheti në total i saj është 2,890,000 euro.

Prezantimi u mbajt në Sallën e Këshillit Komunal dhe të pranishëm ishin shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës, Bashkim Hasani dhe shefi i Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal dhe implementim projektesh, Pajtim Saiti.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *