Home / Kuriozitete / Gratë indiane gënjehen për të dhuruar flokët e tyre, mashtruesit fitime marramendëse

Gratë indiane gënjehen për të dhuruar flokët e tyre, mashtruesit fitime marramendëse

Britania, importuesi i tretë më i madh në botë, blen rreth 43 milionë tonë flokë njeriu në një vit dhe kjo sasi është e mjaftueshme për rreth 2 milionë njerëz.

Por ku dhe si merren gjithë këto flokë?

254269

Një grua e varfër nga India ka zbuluar të vërtetën në lidhje me tregtinë e flokëve dhe fitimet marramendëse prej tyre. Në tempullin Yadagirigutta, në jug të Indisë, gratë e varfra presin në radhë për të prerë flokët e tyre.

Mes tyre është Lavanya Kakala dhe tregon se nuk ka kërkuar asgjë në këmbim të flokëve të gjatë e të palyer. “Unë e bëra këtë sepse dëshiroj të falënderoj perëndinë time. Nuk jam e shqetësuar se çfarë do të ndodhë me flokët e mi më vonë.

Nëse gratë me mungesë të flokut apo ato që vuajnë nga sëmundja e kancerit duan t’i kenë flokët e mi, le t’i mbajnë, kjo është më mirë sesa të hidhen poshtë.Flokët janë bukuria e një gruaje. Kur ajo ia jep Perëndisë, bukuria e saj shkon drejt tij”,- është shprehur Kakala.

Mësohet se tregtarët të cilët shkojnë në këto vende I mashtrojnë banorët e Indisë, duke u ofruar atyre rreth 6 paundë që të bindin gratë e tyre të shesin flokët. Shumë femra janë sulmuar dhe u janë marrë flokët nga banda të organizuara.

Pasi flokët mblidhen, ato transportohen me aeroplanë në fabrika. Shumë nga këto fabrika nuk duan t’i zbulojnë burimet e tyre. Megjithatë, duhet thënë se shumë nga gratë që i përdorin këta flokë si shtesa apo zgjatime nuk e dinë origjinën e tyre dhe shfrytëzimin, nga një dhuratë për Perëndinë në një objekt në funksion të tregtisë.

Edhe pse janë shumë të varfra, ato mendojnë se po i dhurojnë në funksion të diçkaje të mirë flokët e tyre.

254268

Gjithashtu lexo

Shitet shtëpia më e lartë në botë (Foto/Video)

Shtëpia më e lartë në botë e njohur si “Falkon nest” në Prescott të Arizonës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *