Home / Kryesoret / Grubi godet partitë opozitare shqiptare. Ky është mesazhi i tij!

Grubi godet partitë opozitare shqiptare. Ky është mesazhi i tij!

Deputeti dhe njëherit shef i kabinetit të Ali Ahmeti, Artan Grubi ka goditur partitë opozitare shqiptare.

Ai përmes një postimi në rrjetin e tij të fb, ka shkruar se është për të ardhur keq kur ndëgjon që synimi i vetëm politik i partive të vogla qenka rrënimi i BDI-së dhe i gjithë përqëndrimi i përpjekjeve të tyre është i orientuar në betejën, luftën kundër BDI-së.

“Është për të ardhur keq kur ndëgjon që synimi i vetëm politik i partive të vogla qenka rrënimi i BDI-së dhe i gjithë përqëndrimi i përpjekjeve të tyre është i orientuar në betejën, luftën kundër BDI-së. Synimi i bashkimit për të rrënuar është i destinuar që të dështojë. Kur këto synime kombinohen me mungesën e njohurisë, ofertës dhe vizionit politik, bëhen akoma më intriguese, sipërfaqësore dhe potencialisht të rrezikshme”, shkruan Grubi.

Ai më tej shkruan se gara duhet të përqëndrohet në oferta, proekte dhe ide të qëndrueshme dhe të realizueshme, e jo në rrënime, shkatërime, beteja e lufta.

1-856

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *