Home / Kryesoret / Gruevski për Forbes: Kemi kaluar në një krizë të rëndë, por vendi po ecë mirë

Gruevski për Forbes: Kemi kaluar në një krizë të rëndë, por vendi po ecë mirë

Revista amerikane ekonomike Forbes ka bërë një intervistë me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, të përkushtuar ndaj gjendjes politike dhe suksesit maqedonas në tërheqjen e investimeve të huaja nga kompanitë amerikane, transmeton TetovaSot.

Nëse ekonomia është duke ecur mirë, atëherë pse papunësia është e lartë?

“Ne e kemi ulur shkallën e papunësisë nga 38 % në 24 %. Megjithatë, pa punësia ka ngel problem. Por, qeveria ka ndërmarr masa për ta ndihmuar ekonominë vendore, që të sjellim kapitalin e huaj dhe të krijojmë një biznes klimë të përshtatshme në të cilën punësimi do të rritet, edhe pse ende nuk jemi të kënaqur me nivelin të cilin e kemi tani. Tatimet e ulëta janë faktor kyç në planin tonë. Ata i nxisin kompanitë investuese që ta sjellin përkujdesin e nevojshëm kur mendojnë se ku do të zgjerohen. Njëherit e ulëm edhe tatimin e vlerës së shtuar në disa sektore nga 18 në 5 %.

Kjo është vetëm një pjesë e masave që i kemi ndërmarr me qëllim që ta mirëmbajmë ekonominë në kushte të krizës politike. Shkalla e ulët tatimore është tregues i interesit investues në Maqedoni.”, deklaroi ndërmjet tjerash Nikolla Gruevski.

Maqedonia ishte aktuale në mediet rreth krizës së refugjatëve. Si është situata tani?

“ Ne jemi një shtet prej dy milion qytetarëve, ndërsa jemi përballur me një problem refugjatësh në të cilin nga fillimi i krizës në verën e vitit 2014 e deri më tani nëpër Maqedoni kanë kaluar më shumë se një milion persona që paraprakisht kanë kaluar nëpër Turqi dhe Greqi gjatë tentimeve që të arrijnë deri në Bashkimin Evropian. Ky me të vërtet ishte një problem serioz për ne. Ne nuk kemi qenë destinacioni final i tyre dhe refugjatët pandërprerë vinin. Është dashur që të përballemi me këtë problem dhe për momentin nuk ekziston një rrugë e hapur që refugjatët të kalojnë nëpër Ballkanin Perëndimor, sidomos përmes Maqedonisë.”, deklaroi Nikolla Gruevski.

Si është impakti ekonomik nga kriza e refugjatëve? A u tejkalua kriza?

“Kemi pasur harxhime të rëndësishme për menaxhimin me sfidat nga kriza e refugjatëve. Nuk kemi marr ndihmë më serioze financiare nga jashtë. Maqedonia është përballur me pasojat nga problemi global, problem në të cilin ne nuk kemi kontribuar. Nuk mund të them nëse kriza është tejkaluar. Zgjidhja e vetme përfundimtare është që të arrihet paqja, stabiliteti ekonomik dhe politik në vendet prej ku refugjatët vijnë.”, deklaroi Nikolla Gruevski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *