Home / Showbiz / ‘Gylseren’ akuzon ‘Xhihanin’ për dhunë psikologjike, rrezikon tre vite burg

‘Gylseren’ akuzon ‘Xhihanin’ për dhunë psikologjike, rrezikon tre vite burg

gyli-780x439

Fillimisht konflikti mes tyre thuhej se nisi për shkak të një puthjeje të programuar në skenar, por historia e dy aktorëve të njohur e të dashur për publikun është më e komplikuar, aq sa ka arritur në largimin e aktores nga seriali dhe në zhvillimin e saj si një çështje gjyqësore.

Bëhet fjalë për Nurgul Yesilcay të njohur si Gylseren dhe Erkan Petekkaya të njohur si Xhihan nga seriali i suksesshëm në Shqipëri dhe jo vetëm, “Fate të kryqëzuara”. Në një intervistë aktorja ka folur për herë të parë pas largimit nga seriali, për situatën e krijuar. Siç thotë dhe vetë ajo, ka vendosur të ngrit zërin ndaj presionit dhe akuzave që ka marrë gjatë xhirimeve nga aktori, por edhe nga regjisori.

U spekulua se largimi nga “Paramparça” ndodhi pasi refuzoi të puthej para kamerave, por ‘Gylsereni’ kishte pozuar nudo

burgulyesilcay-780x439

Largimi i aktores Nurgul Yesilcay nga seriali “Fate të kryqëzuara” (“Paramparça”), i zhgënjeu në masë të madhe fansat e kësaj drame televizive turke.

Asokohe u raportua se arsyeja kryesore e largimit të ‘Gylserenit’ ishte se ajo nuk kishte pranuar të puthej para kamerave me aktorin kryesor të serialit, Erkan Petekkaya (Xhihanin).

puthja

A ishte puthja arsyeja e largimit të Gylserenit nga seriali?!

 Madje aktorja tjetër e atij seriali, Ebru Ozgan (e njohur për rolin e Dilaras), në një intervistë i kishte konfirmuar thashethemet se ‘Gylseren’ u largua nga seriali pikërisht për një puthje televizive që duhej ta bënte me Xhihanin.

Një vendim i tillë duket paksa i pakuptimtë, kur aktorja kishte pozuar nudo për ballinën e revistës Tempo. Ajo shfaqet e ulur në një karrige, ndërsa në trup ka vetëm një pallto.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *