Home / Kryesoret / Halili-Zhbogar: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, kyç për Maqedoninë

Halili-Zhbogar: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, kyç për Maqedoninë

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Festim Halili, sot priti në takim Shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në Maqedoni, Samuel Zhbogar.

Bashkëpunimi i mëtejshëm ishte njëra ndër temat në fokus në takimin e parë të zëvendëskryeministrit Halili me ambasadorin Zhbogar, duke përfshirë ndihmën financiare në krijimin e kapaciteteve administrative dhe politikave të mirëfillta për zgjidhjen e çështjeve të hapurave që ndikojnë në raportet në mes bashkësive etnike.

Gjatë takimit, Halili e informoi për sfidat që po përballet gjatë realizimit të prioriteteve që dalin nga Marrëveshja e Ohrit dhe veçanërisht në këtë kohë të krizës së thellë politike. Ai gjithashtu potencoi se Maqedonia mbetet e angazhuar në zbatimin e reformave që janë të nevojshme për anëtarësim të vendit në familjen e madhe evropiane.

Në këtë takim ambasadori Zhbogar vlerësoi se zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit paraqet një ndër kushtet themelore për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Ky proces ndihmon në krijimin e një shoqërie kohezive dhe gjithëpërfshirëse, si dhe mirëmbajtjen e raporteve të mira ndërmjet bashkësive.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *