Home / Kryesoret / Han u takua me Dimitrievin, Ahmetin, Thaçin dhe Janevën

Han u takua me Dimitrievin, Ahmetin, Thaçin dhe Janevën

Komisari i Bashkimit Evropian për negocita për zgjerim, Johanes Han, cili sot po qëndron në Shkup, paradite u takua me kryeminsitrin Emill Dimitriev, me liderët e BDI-së dhe PDSH-së, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, ndërsa pasdite do të takojë liderët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev.

Han pati takim edhe me prokuroren speciale publike, Katica Janeva. Ajo pas takimit, shkurtë tha se kanë biseduar për punën e PSP-së, pa dhënë më shumë hollësi. Mohoi se në takim është bërë fjalë edhe për formimin e mundshëm të repartit të posaçëm gjyqësor.

Komisari për negociat për zgjerim të Bashkimit Evropian, paraprakisht u takua edhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Hollësi për vizitën, siç kumtuan nga Komisioni Evropian, është “t’u bëhet kontroll ngjarjeve politike dhe të diskutohet për rrugën përpara, posaçëisht lidhur me organizimin e zgjedhjve të parakohshme parlamentre në dhjetor, si dhe zbatimin e Prioriteteve urgjente reformuese”.

Dje, eurokomisari Han dërgoi porosi se është “me rëndësi që kushtet për mbajtje të zgjedhjeve të besueshme duhet të përmbushen”.

“Marrëveshja e arritur verën e kaluar nga ana e të gjitha partive politike dhe arritja e datës së zgjedhjeve për këtë dhjetor është hap i mirë. Megjithatë, ky është vetëm fillimi: me rëndësi është që kushtet e zgjedhjeve të besueshme të përmbushen tërësisht dhe qytetarët të mund të marrin pjesë lirshëm në to”, tha komisari Han

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *