Home / Shëndeti / Hani vezë çdo ditë për të ulur rrezikun nga kanceri i gjirit

Hani vezë çdo ditë për të ulur rrezikun nga kanceri i gjirit

Shkaku i saktë i kancerit është ende i panjohur pasi që një numër i ndryshëm i gjërave mund ta shkaktojë atë. Megjithatë, përkushtimi ndaj një diete dhe ushtrimeve të duhura rutinë, mund të ju ndihmojë për të ulur rrezikun e kancerit.

Dhe, një modifikim i dietës që mund të ju ndihmojë për të zvogëluar rrezikun e kancerit të gjirit është ngrënia e vezëve, transmeton indeksonline.

Si ndihmojnë vezët?

Vezët janë të pasura me acidet yndyrore omega 6. Edhe pse nuk është ende plotësisht e njohur, omega 6 mund të ulë rrezikun nga kanceri i gjirit.

Para se të mbushni frigoriferin tuaj me vezë, është e detyrueshme të dini se sa vezë ju rekomandohen për zvogëlimin e rrezikut të kancerit të gjirit.

Sipas një studimi të vitit 2003, gratë që kanë konsumuar më shumë vezë, perime dhe fibra gjatë adoleshencës, treguan një rrezik më të vogël të paraqitjes së kancerit të gjirit, krahasuar me ato që nuk kanë ngrënë vezë. Është raportuar se ngrënia e një veze çdo ditë, ka treguar ulje të rrezikut për 18%.

Një tjetër studim i vitit 2005 ka zbuluar se gratë që kishin ngrënë së paku gjashtë vezë në javë, kanë pasur për 44% më pak rrezik të preken nga ky lloj kanceri, krahasuar me ato që kanë konsumuar dy apo më pak vezë gjatë javës.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *