Home / Horoskopi ditor / Horoskopi ditor – 17.10.2016

Horoskopi ditor – 17.10.2016

Dashi

Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë luhatje sot. Do ju ndryshoje here pas here humori dhe here do debatoni e here do dashuroheni me njeri-tjetrin. Beqaret do jene me fat dhe do e gjejnë sot princin e kaltër qe do ua beje jetën me te bukur. Ne planin financiar do jeni shume te organizuar dhe do dini si t’i menaxhoni ato para qe do keni neper duar.

Demi

Dite pasionante do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni asgjë për çfarë te ankoheni sepse partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës. Beqaret nuk duhet te abuzojnë me joshjen sepse do fillojnë t’i tallin dhe do i shfrytëzojnë. Me shpenzimet mundohuni te mos tregoheni impulsive sepse situata mund te ketë tronditje te njëpasnjëshme.

Binjaket

Nuk do jeni gjithë kohës ne humor sot ju te dashuruarit dhe here ne disa momente nuk do bëni asnjë lëshim ndaj partnerit. Kjo mund te sjelle edhe mosmarrëveshje. Beqaret do fillojnë një lidhje te qëndrueshme dhe do ndihen me mire se asnjëherë me pare. Merkuri do ju beje me te kthjellet me financat dhe gjerat do fillojnë te përmirësohen. Mund te bëni edhe disa investime.

Gaforrja

Dite mjaft romantike do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ju dhe partneri do jeni te pandashëm ne çdo moment dhe te gjithë do ju adhurojnë për marrëdhënien qe keni. Beqaret me mire te presin edhe pak kohe para se te hedhin hapa. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës ne anën tuaj kështu qe nuk do keni për çfarë te dëshpëroheni.

Luani

Nëse jeta juaj ne çift është e qëndrueshme, mos bëni asnjë lloj ndryshimi sot, ndërsa nëse ajo ka pasur probleme duhet te merrni sa me pare masa. Ata qe janë vetëm do jene sharmante pafund dhe do marrin propozime te shumta. Ne planin financiar rrethanat janë mjaft te favorshme qe situata juaj te përmirësohet. Do ju duhet thjesht te bëni pak me tepër durim.

Virgjeresha

Dite fantastike ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Mund te merrni edhe disa vendime te rëndësishme te cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë te ardhmen. Beqaret do i bëjnë te gjitha përpjekjet për te gjetur princin e tyre te kaltër, por nuk do ja arrijnë dot qëllimit. Buxhetin do e menaxhoni me shume përkujdes dhe maturi, prandaj situata ka për te qene fantastike.

Peshorja

Ka rrezik qe ne momente euforie t’i bëni partnerit disa premtime te cilat nuk keni për t’i mbajtur dit. Kujdes sepse do e zhgënjeni tej mase atë. Beqaret do jene me shume fat ne dashuri. Çdo gjë do ndryshoje për ta duke filluar qe nga orët e pasdites. Për financat me te mira duhet te ulni patjetër shpenzimet. Po nuk bëtë kujdes situata mund te marre tatëpjetën.

Akrepi

Do ëndërroni gjate gjithë kohës ju te dashuruarit dhe realiteti do ju duket i mërzitshëm dhe zhgënjyes. Ne disa momente nuk do ndiheni aspak te qete. Beqaret duhet te presin ditët e tjera për ta ndryshuar statusin pasi sot nuk do jene me fat. Gjendja e financave do mbetet goxha e mire pasi do dini si t’i kryeni me kujdes te gjitha shpenzimet. Vazhdoni ne këtë rruge.

Shigjetari

Qielli i dashurisë nuk do ketë asnjë re gjate kësaj dite. Dielli do shkëlqejë gjithë kohës dhe do ndiheni për mrekulli. Beqaret do kenë një dite mjaft te favorshme dhe do e gjejnë me ne fund personin për te cilin do ju rrahe zemra shume fort. Ne planin financiar do jeni me shume fat. Do arrini t’i kryeni një e nga një te gjitha shpenzimet e nevojshme dhe do ju mbeten edhe disa para mënjanë.

Bricjapi

Lidhja juaj do konsolidohet edhe me tepër gjate kësaj dite dhe do ndiheni me fat qe jeni bashke. Nuk do mungojnë as surprizat për njeri-tjetrin. Beqaret do mundohen gjate gjithë kohës qe ta gjejnë personin e tyre te ëndrrave, por nuk do arrijnë dot ta gjejnë atë. Financat do mbeten ende te mira dhe nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni. Përfitoni për te hequr edhe disa para mënjanë.

Ujori

Dite e mbushur me vështirësi ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Shpeshherë do ndiheni keq me atë qe keni ne krah dhe do i thoni fjale te pamenduara mire. Beqaret do kenë një dite fantastike dhe te mbushur me emocione. Ne planin financiar do ju duhen edhe disa dite për te rregulluar problemet qe ju kishin dale. Sot shpenzoni me maturi.

Peshqit

Sot do jeni ne humor te shkëlqyer ju te dashuruarit dhe do bëni çdo gjë vetëm qe ta bëni çdo moment fantastik. Yjet do i keni gjithë kohës ne krah. Beqaret nuk do ndihen ende gati te hedhin hapa te mëdha dhe te bëjnë ndryshime ne jete. Ne planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe sepse po filluan problemet nuk do mund ta riktheni dot me kohen pas.

Gjithashtu lexo

Horoskopi për ditën e sotme e hënë, 31 korrik 2017

Dashi – Influenca negative e Neptunit nuk do arrije dot te preke jetën sentimentale te çifteve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *