Home / Kryesoret / Hungari, sot referendumi kundër kuotave të detyrueshme të emigrantëve

Hungari, sot referendumi kundër kuotave të detyrueshme të emigrantëve

Hungarezët votojnë sot në referendimin për kuotat e detyrueshme të BE-së për risistemimin e emigrantëve. Kryeministri i djathtë, Viktor Orban kundërshton planet për shpërndarjen e një totali prej 160 emigrantësh përreth Europës.

Sipas skemës së njoftuar pas krizës së vitit të kaluar, Hungaria duhet të pranojë 1.294 azilkërkues. Qytetarët do t’u përgjigjen me “po” ose “jo” pyetjes: A doni që Bashkimi Europian të ketë mandatin të detyrojë sistemin e shtetasve johungarezë në Hungari, edhe pa aprovimin e Asamblesë Kombëtare?

Sondazhet sugjerojnë se votuesit do t’i refuzojnë propozimet, çfarë do të forcojë pozitat e Orbanit në betejën me Brukselin. Në mënyrë që të konsiderohet i vlefshëm, pjesëmarrja në referendum duhet të jetë mbi 50 për qind.

Viktor Orban, në pushtet që prej vitit 2010, është një prej kundërshtarëve më të zjarrtë të emigracionit në BE dhe, gjatë vitit të fundit, ka blinduar kufijtë jugorë të vendit duke ngritur gardhe me tela me gjemba, e duke mobilizuar mijëra ushtarë e policë.

E ndërsa vitin e kaluar qindra mijëra njerëz, që donin t’u shpëtonin luftrave dhe varfërisë në Lindjen e Mesme, kaluan nga Hungaria në rrugën e tyre drejt vendeve më të pasura të Europës Perëndimore, këtë vit vendi regjistroi vetëm 18 mijë kalime të paligjshme kufitare.

Një banore e Budapestit mendon se pranimi i kuotave do të shtonte presionin ndaj financave publike.

“Votova ‘Jo’ pasi këtu varfëria është shumë e përhapur dhe sa më shumë njerëz të vijnë, aq më keq do të bëhet. Ne nuk mund të sponsorizojmë të varfër të tjerë”, tha banorja.

Në një letër të publikuar në një të përditshme, të shtunën Orban iu bëri sërish thirrje hungarezëve që t’i përcjellin bllokut mesazhin se politikat e tij të emigracionit vinin në rrezik sigurinë e Europës. Në bazë të sondazheve, mbi 80 për qind e atyre që do të votojnë do t’u thonë “Jo” kuotave të detyrueshme. Por ato sugjerojnë gjithashtu se pjesëmarrja mund të mos e kalojë 50 përqindëshin e nevojshëm për të qenë një referendum i vlefshëm.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *