Home / Kryesoret / Imer Aliu takoi përfaqësuesin e NATOs, Laurie Volker


Imer Aliu takoi përfaqësuesin e NATOs, Laurie Volker


– Koordinatori i grupit parlamentar të PDSH-së, Imer Aliu sot në Shkup zhvilloi takim me Laurie Walker përgjegjës për Evropën juglindore për çështjet politike dhe të sigurisë në NATO.
Në takim u bisedua për tema lidhur me çështjet aktuale politike në vend dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Siç theksohet në kumtesë, në lidhje me situatën aktuale në vend dhe marrëdhëniet ndëretnike, koordinatori i PDSH-së, Imer Aliu më tej theksoi edhe rëndësinë e organizimit të zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si dhe eliminimin e parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se është përgjegjësi e qeverisë që të organizon zgjedhje të drejta, të lira dhe të besueshme, si parakusht për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE, thuhet në kumtesën e PDSH-ja.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *