Home / Kryesoret / Iniciativa e Trajanovit, reagojnë PDSH dhe BDI

Iniciativa e Trajanovit, reagojnë PDSH dhe BDI

Deputetët shqiptarë thonë se as kolegu Pavle Trajnaov sot dhe as LSDM-ja dje nuk i ka konsultuar për këtë nismë për miratimin e së cilës, sipas tyre, nevojitet konsensus i gjerë. Kjo ka qenë edhe arsyeja që shumica e deputetëve shqiptarë nuk votuan një ditë më parë për propozimet e LSDM-së.

“Nëse kërkon Prokuroria Speciale pikërisht të sjellet ligj për dëshmitarët e fshehur për të trajtuar rastet më të rënda që kanë ndodhur është obligim i yni dhe gjithsesi se një gjë të tillë do ta përkrahim”, tha Rafis Aliti, BDI.

PDSH-ja e ka quajtur joserioze dhe jo të sinqertë mënyrën e propozimit të këtyre projekt ligjeve nga opozita maqedonase, të cilën e ka akuzuar se me këtë qasje po devalvon punën e PSP-së.

“Ne si PDSH, e ritheksojmë se e mbështesim punën e Prokurorisë Speciale, që t’u mundesohet funksionimi normal dhe pa pengesa si dhe të plotësohen të gjitha kërkesat e tyre.Nëse dikush mendon se ne si PDSH, do t’i ndjekim iniciativat e njëaneshme të kujdo qofshin ato, dhe paraprakisht të mos marrin guximin as edhe të na konsultojnë për të njëjtet, Kjo nuk do te ndodh. Kjo qasje veçse e devalevon punën e Prokurorisë, e kursesi nuk e ndihmon. Dhe me këtë mënyrë dhe me këtë qasje propozuesit duket se janë të interesuar që ligjet të mos kalojnë dhe jo të miratohen!Nese dikush nuk frikësohet nga Prokuroria Speciale ajo është pikërisht PDSH-ja, dhe këtë e dinë të gjithë, dhe ne jemi jetësisht të interesuar që të zbardhet krimi, korrupsioni dhe manipulimet zgjedhore nga ana e partnëreve të koalicionit qeverisës”, tha  Imer Aliu, deputet i PDSH-së.

Partia më e madhe maqedonase VMRO-DPMNE ka paralajmëruar se do të kundërshtojë këto projekt/ligje pasi sipas tyre të njëjtit nuk janë paraparë me marrëveshjen politike mes katër partive kryesore. Propozim/ligjet e LSDM-së për Specialen dhe dëshmitarët e mbrojtur që sipas ekipit të Katica Janevës janë të nevojshëm për hapjen e hetimeve për rastet “Monstra” dhe “Sopoti”, nuk ka kaluan meqë për to nuk votuan deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe shumica e deputetëve shqiptarë.

SamuelZhbogar: Partitë të mbështesin specialen

Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar iu bëri thirrje partive politike që ti respektojnë obligimet që morën përsipër sa i përket mbështetjes së punës së Prokurorisë Speciale. Një ditë pasi subjektet politike refuzuan miratimin e ligjeve për të zgjatur mandatin e Speciales dhe ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve, Zhbogar kujtoi se funksionimi pa pengesa e ekipit të Janevës është elementi më thelbësor i Marrëveshjes së Përzhinës.

“Sic e dini puna e parë etablimi, formimi i Prokurorinë Speciale është puna kruciale e marrëveshjes së Përzhinos. Partitë politike në disa raste janë obliguar se do ta mbështesin Specialen. I inkurajojmë partitë politike që ti respektojnë përpjekjet e tyre në të ardhmen për implementimin e angazhimeve të tyre në mbështetje të PSP-së.”, deklaroi euroambasadori Samuel Zhbogar .

Rreth refuzimit të kërkesave të Prokurorisë Speciale një ditë më parë reagoi edhe Ambasada amerikane. “Vendosja e llogaridhënies për përgjimet e paautorizuara dhe dyshimet për keqpërdorim qeveritar janë thelbësore që Maqedonia të mund të dal nga kriza e vazhdueshme. Besojmë se janë të arsyeshme kërkesat e Prokurorisë Speciale për mbështetjen e hetimit rrënjësor, të pavarur të fakteve””, thuhej në reagimin e ambasadës amerikane në Shkup.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *