Home / Kryesoret / Isa Lika mer urdhërin gjeneral brigade – VIDEO

Isa Lika mer urdhërin gjeneral brigade – VIDEO

Me një akademi përkujtimore mbrëmë në Universitetin e Tetovs është nderuar jeta dhe vepra e Isa Likës i njohur si komandant “Iliri” ish komandant  i Brigadës 112 Mujdin Aliu. Njëkohësisht prej tash e tutje familja Lika do të mbajë edhe urdhërin për shpalljen e Isa Likës gjeneral brigade. Gradën deri më tash e ka ruajtur vetë ish përfaqësuesi politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Ali Ahmeti i cili të njejtën ia dorëzoi familjes së Isa Likës, raporton Televizioni Koha.

Në ndërkohë urdhërin për dhënien e gradës të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në qershor të vitit 2001, e lexoi Rafiz Haliti, ish komandant Mësuesi. Në emër të familjes Lika, ka folur Hazbi Lika–Çela, ish komandanti i Brigadës 112 Mujdin Aliu, I cili sqaroi për herë të parë se kush ka qenë komandant Brigade, transmeton Televizioni Koha.

Gjatë akademisë së mbrëmshme  në Tetovë, poashtu para të pranishmëve kanë folur edhe Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi e cila vlerësoi lart kontributin e dëshmorëve dhe të gjithëve atyre që sakfrifikuan për një jetë më të mirë të shqiptarëve të Maqedonisë, njofton Televizioni Koha.

Nga Kosova kësaj radhe në këtë akademi ka qenë Ramiz Lladrovci, ambasadori i Kosovës në Shqipëri, i cili nënvizoi kontributin e Likës dhe të gjithë atyre që luftuan nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe Ushtrisë  Çlirimtare të  Preshevës,  Medvegjës dhe Bujanocit, raporton Televizioni Koha.

Ndryshe, në orët e pasditës në varrezat e Dëshmorëve në Tetovë u bënë homazhe tek varri ku i  Isa Likës ku ishin të pranishëm miq, familjarë, bashkëluftarë të komandant Ilirit, i cili u vra më 19 tetor  të vitit 2006 para shtëpisë së tij në Tetovë, në rrethana ende të pasqaruara dhe pandriçuara nga organet e rendit dhye të drejtësisë.Pas luftës së 2001, Isa Lika kishte ushtruar edhe detyrën drejtor i Doganave të Maqedonisë. Ai kishte marrë pjesë edhe në luftën e Kosovës, ndërsa sipas fjalëve në akademinë kushtuar dhjetë vjetorit të rënies së tij, ai është cilësuar si një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *