Home / Lajme / Maqedoni / Ish ministri i policisë, Trajanov porositë Spasovskin: Keni të drejtë të arrestoni çdo polic dhe funksionarë që pengon Katica Janevën

Ish ministri i policisë, Trajanov porositë Spasovskin: Keni të drejtë të arrestoni çdo polic dhe funksionarë që pengon Katica Janevën

Ish Ministri i Policisë, Pavle Trajanov ka sqaruar se cilët janë ingerencat e Ministrit të Policisë në lidhje me veprimet e Prokurorisë Speciale. Sipas tij Ministri i Policisë udhëheqë me të gjithë formacionet policore dhe ka të drejtë në çdo moment që të jap urdhër për veprim.

“Nëse drejtori për siguri publike e pengon realizimin e urdhërit gjyqësore, ministri Spasovski ka autorizim, por edhe obligim që të burgosë. Ai mund që të burgosë dhe të mbanë në stacion policorë 24 orë, deri sa prokurorët nuk i mbledhin dëshmitë të cilat kërkohen në drejtori, ndërsa kanë lidhje me përgjimet ilegale dhe ndjekjen e telekomunikimeve. Ai mund të burgosë edhe zv.Ministrin Andonov, si dhe të gjithë në MPB të cilët e pengojnë realizimin e urdhërit gjyqësor”, ka deklaruar Trajanov.

Policia sekrete në opinion po përjetohet si një fortesë e madhe partiake, duke marrë parasysh mundësin për të depërtuar në punën e saj gjatë shumë mandateve. Komisionet parlamentare asnjëher nuk kanë arritur të mbikqyrin punën e shërbimeve sekrete maqedonase, shkruan Dojçe Wele, Transmeton Zhurnal.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *