Home / Kryesoret / Ivanov në Vjenë ankohet për stërzgjatjen e zgjerimit

Ivanov në Vjenë ankohet për stërzgjatjen e zgjerimit

“Për shkak të lodhjes nga zgjerimi, fuqia tërheqëse e Unionit ka rënë. Ndonëse rrënjët kulturore dhe civilizuese të idesë për Evropën janë në Ballkan, megjithatë, Bashkimi Evropian një kohë të gjatë anashkaloi rrënjët e tij. E la Ballkanin të paintegruar, jashtë rrjedhave evropiane. Kjo u shpreh edhe në Ballkan, por edhe në Bashkimin Evropian”, theksoi presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, në Vjenë gjatë fjalimit të tij në kuadër të kongresit të Paneuropës, që u mbajt në organizim të Unionit Paneuropian Ndërkombëtar, me rastin e 90 vjetorit të mbajtjes së Kongresit të Parë Paneuropian.

Në fjalimin e tij presidenti i Maqedonisë theksoi se mosvendosmëria e Bashkimit Evropian dhe NATO-s që ta zhbllokojë integrimin e Maqedonisë ishte një nga arsyet kryesore për krizën politike në vend.

“Mosvendosmëria e Bashkimit Evropian dhe NATO-s ta zhbllokojë integrimin e Republikës së Maqedonisë ishte një nga arsyet kryesore për kizën politike në Maqedoni që kulminoi këtë vit. Por, Republika e Maqedonisë nuk është përjashtim. Thuajse të gjitha shtetet në rajon përballen me njëfarë lloji të jostabilitetit të brendshëm politik dhe krizash ekonomike, zgjedhje të parakohshme, madje edhe me kërcënime të sigurisë dhe sulme të shpeshta terroriste. Në Ballkan sërish kemi procese retrograde. Retorika mes shteteve ballkanike nga dita në ditë po ashpërsohet” theksoi Ivanov, duke thënë se ndonëse Maqedonia ende nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, megjithatë Maqedonia beson në BE.

“Të udhëhequr nga ideja evropiane, para 25 viteve filluam që ta ndërtojmë Republikën evropiane të Maqedonisë. Në këtë punë u përballem me shumë sfida. Por, ishim të pathyeshëm në realizimin e qëllimeve tona strategjike. Unioni na ndihmoi që t’i transformojmë institucionet tona. Por, për shkak të mosvendosmërisë së Bashkimit Evropian, shtëpia jonë sikur ngeli e pa përfunduar. Në lëkurën tonë i ndjejmë sfidat e botës sonë dinamike.”

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *