Home / Kryesoret / Ivanov: Zgjedhjet e parakohshme do të jenë dalje nga kriza vetëm nëse zhbllokohen integrimet

Ivanov: Zgjedhjet e parakohshme do të jenë dalje nga kriza vetëm nëse zhbllokohen integrimet

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare   do të jenë dalje nga kriza, por vetëm përderisa pas zgjedhjeve zhbllokohen integrimet e Republikës së Maqedonisë, porositi presidenti Gjorge Ivanov në fjalimin e mbrëmshëm të pritjes solemne të pjesëmarrësve të Sesionit të 15-të vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së që u mbajt në muzeun e Luftës së Maqedonisë.

Sipas Ivanonit, bllokada e integrimit evropian dhe euroatlantik të RM-së u bë një nga arsyet kryesore për krizën e përhershme politike që, theksoi, kulminonte këtë vit dhe me atë, pasojat e bllokadave u bënë arsye për bllokada të reja.

“Besoj se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të jenë dalje nga kriza, por vetëm përderisa pas zgjedhjeve zhbllokohen integrimet. Vetëm me hapjen e perspektivave evropiane për qytetarët e Maqedonisë do të dilet nga rrethi i magjepsur i krizave politike dhe besimit”, tha presidenti Ivanov.

OSBE-së, ashtu siç theksoi shefi i shtetit i nevojiteshin  pothuajse katër vite të gjata që ta pranojë realitetin e shtetësisë së Maqedonisë dhe pozitivisht të përgjigjet në kërkesën tonë për anëtarësim. Edhe pse ishim padrejtësisht të bllokuar, potencon presidenti i Maqedonisë, nuk u tërhoqëm nga OSBE-ja sepse thellë besuam në drejtësinë e parimeve të demokracisë, të drejtave dhe lirive të njeriut, të drejtën e dinjitetit njerëzor, respektimin e të drejtës ndërkombëtare dhe qeverisjen e së drejtës si kusht për qeverisje të mirë.

“Nuk u tërhoqëm, sepse besuam në OSBE-në. Ai qëndrim i yni dhe këmbëngulja është paguar.  Investimi dhe angazhimi i OSBE-së në Maqedoni ishte i rëndësishëm. Na ndihmoi të arrijmë shumë standarde evropiane, kritere dhe vlera. Falënderim i gjithë asaj, nga shfrytëzuesi i shërbimeve, sot shteti im është kontribues i  i qëllimeve të Organizatës. Edhe përmes modelit të Maqedonisë të bashkëjetesës dhe respektimit të dallimeve, dhe përmes marrëdhënieve të mira fqinjësore”, tha presidenti Ivanov në tubim.

Duke folur për rolin e OSBE-së në ballafaqim me sfidat bashkëkohore, Ivanov porositi se shtetet-anëtare duhet të kontribuojnë për transformimin e organizatës.

Sesioni vjeshtor i Asamblesë parlamentare të OSBE-së filloi më 29 shtator, ndërsa përfundon sot. Bëhet fjalë për ngjarjen më të madhe  ndërkombëtare parlamentare të organizuar në historinë e RM-së, me pjesëmarrje të delegacioneve nga 51 vende-anëtare në OSBE, 370 pjesëmarrës të paraqitur, prej të cilëve 220 të dërguar.

Këtë vit temë e konferencës parlamentare është “Përforcimi i masave për ndërtimin e besimit dhe menaxhimit të mirë në rajonin e OSBE-së”.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *