Home / Kryesoret / Ja kush janë kandidatët e PDSH-së për deputet

Ja kush janë kandidatët e PDSH-së për deputet

-Partia Demokratike Shqiptare sot I ka bërë të ditur emrat e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 11 dhjetorit, në njësitë zgjedhore ku edhe do të garrojë kjo parti. Listat megjithatë kanë pësuar disa ndryshime, por pjesa më e madhe e përbërjes së grupit parlamentarë sërish është në listat e kësaj partie.Bekim Fazliu, I cili nuk është në listë për dpeutet tash e tutje do të jetë zëdhënës I Partisë Demokratike Shqiptare, shpalosi emrat e kandidatëve për deputet të kësaj partie, raporton Tv Koha.

“Në njësinë zgjedhore numër një, bartës I listës do të jetë Idris Orana, pastaj janë Sefedin Aliu, Senida Imeri, Regaip Mustafa.Në njësinë zgjedhore numër dy, bartës I listës do të jetë Orhan Ibrahimi, më pas janë Halil Kurtishi, Senxhane Miftari, Idris Hajrullahu.Në njësinë zgjedhore numër tre, bartës liste do të jetë Sami Rushidi, më pas janë Nexhmedin Idrizi, Emine Memedi. Në njësinë zgjedhore numër pestë, bartës liste Adrian Huseini, pastaj janë Emin Kupa, Xhenita Muamerovska, e kështu me radhë. Në njësinë zgjedhore numër gjashtë, prinë Menduh Thaçi, kurse më pas është Bardhyl Dauti, duke u vijuar nga Merale ferati, Imer Aliu, Rushid Vehapi, Salije Aliu”, tha zëdhënësi Bekim Fazliu, njofton Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *