Home / Lajme / Kronika e zezë / Ja me sa vite burg u dënuan vrasësit e rastit “Barcode” në Tetovë

Ja me sa vite burg u dënuan vrasësit e rastit “Barcode” në Tetovë

Në qershor të vitit 2015 në lokalin “Barcode” në rrugën JNA (Dervish Cara) në Tetovë, ndodhi  një incident i armatosur ku dy persona hynë në lokal dhe shtien me armë dhe si pasojë mbeten të lënduar 11 persona, ndërsa  Altrim A., 22 vjeçar nga fshati Poroj i Tetovës ndërroi jetë rrugës për në spitalin “Sistina” në Shkup pasi që kishte marrë plagë në kraharor dhe stomak.

Vrasësit ishin R.J.(30) dhe A.M.(23), që të dy nga Reçica e Madhe e Tetovës. Siç mëson portali Shqipmedia nga burime pranë Gjykatës së Tetovës, javën e kaluar ata kanë marrë dënimin final, e ajo është 80 vite burgim për të dy, secili nga 40 vite burgim./shqipmedia/

Gjithashtu lexo

Studentja shqiptare u përplas për vdekje nga një makinë në Itali, mediat publikojnë pamjet (VIDEO)

Ditën e sotme, mediat italiane kanë bërë publike pamjet nga vendi ku ndodhi aksidenti ku …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *