Home / Kuriozitete / Ja pse assesi nuk mund të ngroheni

Ja pse assesi nuk mund të ngroheni

auto_dimri1476255830

Cilat janë arsyet kryesore pse ndoshta me gjithë një stinë jo edhe aq të ftohtë të dimrit ju kurrsesi nuk mund ta ndieni të ngrohtit dhe kurrsesi të dilni nga shtëpia pa disa shtresa të rrobave të trasha?

– Gjëndrat tiroide: Pos se hormonet e gjëndrave tiroide shtojnë shpenzimin e oksigjenit dhe krijimin e ngrohtësisë, mungesa e hormoneve në gjak ngadalëson metabolizmin bazë përreth 40 për qind. Prandaj, nëse gjëndrat tiroide punojnë ngadalë ju mund të keni më ftohtë sesa njerëzit e tjerë përreth jush.

– Mungesë hekuri: Hekuri është i domosdoshëm në transportin e oksigjenit deri te qelizat, të cilat më pas marrin pjesë në krijimin e energjisë. Mungesa e hekurit mund të jetë shkaktar i ndjenjës së përhershme të të ftohtit e nëse qelizat nuk prodhojnë sasinë e duhur të energjisë, nuk mund të ngrohemi mjaftueshëm. Prandaj, nevojitet që në ushqim të përfshini më shumë mish të kuq, fasule, vezë.

– Mungesa e gjumit: Nëse shkoni natën vonë në gjumë dhe nuk flini mjaftueshëm trupi juaj do të jetë i lodhur, ndërsa sistemi nervor, i cili merr pjesë në rregullimin e peshës trupore, do të çrregullohet. Prandaj, shkoni të flini me kohë.

– Aktiviteti fizik: Indi dhjamor luan rolin e izoluesit e nëse nuk e posedoni në sasi të mjaftueshme, me siguri se do të jeni më të ndjeshëm ndaj të ftohtit. Por, nuk duhet ta teproni me ushqime, merruni nga pak edhe me aktivitete fizike.

– Nën stres: Stresi i përhershëm ndikon keq në organizmin në përgjithësi, duke e dobësuar atë. Stresi akut mund të ndikojë të keni thembra të ftohta sepse shton sekretimin e adrenalinës, hormon ky që tkurr enët e gjakut.

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *