Home / Showbiz / Ja se si u shndërrua Sophia Loren në një ikonë
Headshot of Sophia Loren, Italian actress, looking glamorous, wearing a shoulderless dress and a diamond necklace and diamond earrings in a studio portrait, against a white background, circa 1950. (Photo by Silver Screen Collection/Getty Images)

Ja se si u shndërrua Sophia Loren në një ikonë

Lindi në vitin 1934. Sofia Villani Scicolone, ky është emri i saj i vërtetë, e kaloi fëmijërinë e saj në Pozzuoli, Napoli. Karrierën e filloi në moshën 14-vjeçare duke marrë pjesë në konkurse bukurie, duke recituar në kinema apo në filma jo shumë të rëndësishëm me emrin Sofia Lazzaro. Në vitin 1952, me filmin “E preferuara”, ajo përdor emrin e artit që e bëri të famshme në botë.

Ka qenë pikërisht në rolin e vajzës napolitane që përgatiste pica “Ari i Napolit” të vitit 1954, të drejtuar nga Vittorio De Sica, që aktorja e bëri publikun të dashurohej me të. Personazhi i saj ishte një napolitane tipike e thjeshtë dhe e zgjuar, dhe do t’i sillte shumë sukses. Pas kësaj ajo takon producentin Carlo Ponti, që më vonë do të bëhej bashkëshorti i saj dhe do ta ndihmonte të hynte në botën e Hollivudit, ku punoi me regjisorët më të famshëm të Shteteve të Bashkuara.

Martesa e tyre, shkaktoi një skandal të vogël në botën katolike për shkak se bashkëshorti i saj kishte qenë më parë i martuar. Do të martohen përsëri në 9 prill të vitit 1966 dhe martesa e tyre i mërziti fanatikët katolikë deri në atë pikë sa për pak desh bojkotuan filmat e interpretuar nga aktorja, shkruan bordo. Një nga divat më të famshme të të gjitha kohërave, ka fituar dy çmime Oskar, dhe gjendet në listën e aktoreve më të mira të seleksionuara nga Instituti i Filmit Amerikan.

Tipare mesdhetare dhe forma marramendëse, por nuk janë karakteristikat e vetme që e kanë bërë ikonën napolitane një div të vërtetë, me siguri që një rol të rëndësishëm ka pasur edhe gardëroba e saj e jashtëzakonshme. Stili dhe veshja e saj, të përshtatshme në çdo kohë, dje, sot dhe nesër.

Headshot of Sophia Loren, Italian actress, looking glamorous, wearing a shoulderless dress and a diamond necklace and diamond earrings in a studio portrait, against a white background, circa 1950. (Photo by Silver Screen Collection/Getty Images)

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *