Home / Kryesoret / Janë gjetur kafka njerëzish dhe eshtra në oborrin e shtëpisë së Ali Ahmetit në Zajas

Janë gjetur kafka njerëzish dhe eshtra në oborrin e shtëpisë së Ali Ahmetit në Zajas

 Në oborrin e shtëpisë së familjes së liderit të BDI-së, Ali Ahmeti në fshatin Zajas, janë gjetur kafka njerëzish dhe eshtra nga ekstremitete, për të cilat supozohet se janë nga varri masiv nga viti 1913.

Eshtrat janë gjetur në ekshumimin e varrezave që filloi dje. Në vendin e ngjarjes sot kanë dalë edhe përfaqësues nga Prokuroria Publike nga Gostivari të cilët kanë kryer ekspertizë. Pritet të fillojë hetimi për ndriçimin e rastit.

Koordinatori i ekipit për ekshumim, Musli Musliu sot deklaroi se supozohet se mbetjet janë nga viti 1913, ndërsa trupat së pari janë djegur e pastaj hedhur në një pus të vjetër të braktisur. Ai po ahstu theksoi se njerëzit, eshtrat e të cilëve janë gjetur në varrezën masive, kryesisht janë banorë nga ai vend, dhe sipas njohurive të para, me siguri bëhet fjalë për 10 deri 60 njerëz.

Musliu mes tjerash informoi se që nga viti 2013 ka filluar hetimi hetimi për ekzistimin e varrezave eventuale masive në këtë rajon.

Hollësira nga ekshumimi pritetë të kumtojë Prokuroria publike në Gostivar

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *