Home / Kryesoret / Janë kryer 80 për qind e punëve për riparimin e autostradës Smokvicë-Gjevgjeli

Janë kryer 80 për qind e punëve për riparimin e autostradës Smokvicë-Gjevgjeli

Janë kryer 80 për qind e punëve ndërtimroe për riparimin e autostradës Smokvicë-Gjevgjeli, në gjatësi prej 10 kilometrash, informoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Vllado Misjallovski, i cili sot kontrolloi aktivitetet në terren.

Aksi i austostradës Smokvicë-Gjevgjeli rikonstruktohet në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, ndërkaq investimi është 4,2 milionë euro. Deri më tani janë asfaltuar shtatë kilometra, janë ndërtuar tre ura të reja dhe po punohet në ndërtimin edhe të një ure.

“Në të njejtën kohë po punohet edhe në autostradën nga Demir Kapia deri në Smokvicë e cila gjithashtu do të jetë e gatshme vitin e ardhshëm. Tashmë kanë filluar punët përgatitore për rikonstruimin e tetë kilometrave të aksit nga Demir Kapia deri në Negotinë. Kompania së shpejti do të fillojë edhe me punët ndërtimore. Për momentin po punohet edhe në rehabilitimin e autostradës nga Kumanova deri në Shkup, kështu që vitin e ardhshëm pres të kemi rrugë moderne sipas të gjitha standardeve botërore në aksin e autostradës të Korridorit 10. Vetëm në Korridorin 10 investuam mbi 230 milionë euro për përmirësimin e komunikacionit”, deklaroi Misajllovski.

Sipas drejtorit të Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Aleksandar Stojanov, me riparimin e aksit Smokvicë-Gjevgjeli do të mundësohet shpejtësi deri 120 kilometra në orë. Me mjete nga IPA, siç informoi, po punohet edhe në një projekt në këtë aks dhe do të vendoset sinjalizim tërësisht i ri edhe për qarkoret Gjevgjeli dhe Demir Kapi.

Ivan Fangov, kryetar i komunës së Gjevgjelisë, theksoi se rikonstruimi i aksit është me rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik të komunës sepse do të tërhiqen shumë më tepër investues. Komuna gjithashtu po punon edhe në disa projekte të tjera infrastrukturore të cilat do ta lehtësojnë zgjidhjen e komunikacionit në komunë, tha Fangov.

Misajllovski, Stojanov dhe Fangov kontrolluan edhe ndërtimin e rrjedhave qarkore për lehtësimin e komunikacionit në Gjevgjeli dhe rrugët kyçëse në qytet.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *