Home / Showbiz / Jeta është e trishtuar pa dashuri: Si të dashuroni sërish nëse jeni të zhgënjyera!

Jeta është e trishtuar pa dashuri: Si të dashuroni sërish nëse jeni të zhgënjyera!

Ja si të ofroni sërish një shans, nëse keni përjetuar një përmbytje në dashuri!

Megjithatë, jeta është shumë e trishtuar pa dashuri. Madje edhe shumë e zbrazët. Lejoni zemrën tuaj të jetë e hareshme, sërish e dashur dhe e gëzuar, duke lejuar partnerin tuaj potencial që të ju njoh mjaftueshëm dhe të ju dashurojë. Ja çfarë këshillojnë terapistët…

Pranoni veten dhe gabimet tuaja.

Pra, çfarë nëse keni vuajtur? Kjo nuk ka të bëjë aspak me persona të ri që futen në jetën tuaj me një zemër të pastër dhe qëllime të mira e që nuk presin të hapin “valixhet tuaja emocionale” në të cilën keni grumbulluar me vite dhimbje, zhgënjim, trishtim, xhelozi, ëndrra të parealizuara si dhe ndjenja tjera negative që janë rezultat i përvojave të mëparshme të dashurisë. Çfarëdo që qëndron në të kaluarën, këto ‘blloqe penguese’ mund t’i largoni me ndihmën e një personi që vërtetë ju do, ndonjë miku apo psikologu, ku do të ndryshoni rrënjësisht këndvështrimin e dashurisë dhe jetës.

Mos luani lojëra, mos prisni që partneri të nxjerrë përfundime të gabuara nga sjellja juaj sepse kjo ju dëmton të dyve.

Komunikimi është mëse i rëndësishëm. Që në fillim pranoni se nga çfarë keni frikë, çfarë ju pengon nga lidhja e re dhe cilat ndryshime i preferoni. Kjo ndikon që edhe nëse problemet e mundshme ndodhin, të dy do të keni kontrollin e situatës.

Ndoshta gjëja më e rëndësishme është që ta lejoni personin e dashur të ju ndihmojë kur ju jeni të frikësuar, të dobët, të pasigurt…

… Në vend të zemërimit, mbjellni dashuri. Mos lejoni që nga inati dhe imtësirat e vogla të mënjanoni partnerin nga vetja juaj, qëndroni së bashku edhe në momentet më të këqija, kësisoj do të përforconi edhe më shumë lidhjen tuaj. Dashuria po që është një rrezik, por më së shumti humbisni nëqoftëse bëheni pre e lojërave magjike të zemrës.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *