Home / Lajme / Kronika e zezë / Kapen 53 emigrantë afganë dhe pakistanezë te Llojani i Kumanovës

Kapen 53 emigrantë afganë dhe pakistanezë te Llojani i Kumanovës

Në rajonin më të gjërë të fshatit Llojan, komuna e Likovës, mbrëmë në periudhën nga ora 19:00 e deri në orën 24:00 janë zbuluar gjithsej 53 emigrantë nga Afganistani dhe Pakistani.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë sot kumtoi se pas njohurive të marra paraprake operative dhe informatave për rritje të pranisë së personave dhe grupeve të emigrantëve, është kryer edhe një aksion i koordinuar dhe kontrollim i terrenit.

Me këtë rast janë zbuluar dhe kapur gjithsej 53 emigrantë nga Afganistani dhe Pakistani, prej të cilëve 43 burra, 3 gra dhe 7 fëmijë.

Gjithashtu lexo

Shqyrtohet mundësia për punën në dy turne të kopshteve

Qeveria e Maqedonisë është duke e shqyrtuar mundësinë për të vendosur orar në dy turne …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *