Home / Lajme / Maqedoni / Katica Janeva goditi kulmin e fortesës!

Katica Janeva goditi kulmin e fortesës!

Kriza politike në vend që po zgjat më shumë se dy vite ditëve të fundit mori përmasa dramatike duke filluar të bie edhe sistemi i fillimit të fundit të Gruevskit dhe regjimit të tij, ndershmërinë e gjykatësve e mbron Dimishkova e jo Karaxhoski, kështu shkruan në kolumnën e tij Zoran Jordanovski, njofton Zhurnal.

19 tetor 2016 do të mbahet mend si një ditë me shumë dimenzione që janë momentet kyce të krizës brenda shtetërore, dita kur Prokuroria speciale futet në Drejtorinë për kundërzbulim që të fillojë hetimet dhe të mbledh informacionet e duhura ndërkohë mund të shihet si një fillim i fundit të gjithë kësaj agonie, shkruan më tej në kolumnën e tij Jordanovski.

Katica Janeva me ekipin e saj u futën në fortesën në të cilën ishin realizuar përgjime masive, aty fshihet përgjigja e gjithë këtij kaosi, përgjime të montuara e shumë gjësende tjera, e kur të del e vërteta në shesh ajo do e rëzojë atë dhe sistemin e tij shumë lehtë, e pikërisht për këtë këto ditë ka pasur shumë bojkote dhe pengesa për të mbrojtur veten dhe kriminelët, shkruan më tej kështu Zoran Jordanovski, transmeton Zhurnal.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *