Home / Lajme / Botë / Kelian Konvej: Tramp është prapa Klintonit, por nuk dorëzohemi

Kelian Konvej: Tramp është prapa Klintonit, por nuk dorëzohemi

Zyrtarë të fushatës elektorale të Donald Tramp pranuan se kandidati republikan është prapa Hilari Klinton, diçka më shumë se dy javë para se amerikanët të zgjedhin presidentin e tyre të ardhshëm.

Menaxherja e fushatës së Trampit, Kelian Konuej deklaroi se Klinton ka disa avantazhe, por siguroi njerëzit se Tramp nuk do të dorëzohet, pasi mund ta fitojë garën. Të premten, vetë Tramp bëri një deklaratë mjaft të rrallë duke thënë se kishte mundësi që të humbiste zgjedhjet. Zyrtarë të fushatës së Tramp thanë se Klinton, veçse ka jashtëzakonisht më shumë fonde ka mbështeje figurash si një ish-president që është edhe bashkëshorti i saj, por edhe mbështetjen e çiftit aktual presidencial.

Megjithatë, ata mendojnë se duke parë mbështetjen e madhe popullore që biznesmeni njujorkez ka pasur, është ende herët për t’u dorëzuar. Sondazhet e fundit tregojnë se Klinton udhëheq në rang kombëtar dhe në disa shtete që konsiderohen si fushëbeteja zgjedhore. Por, një pjesë e ekspertëve thonë se këto zgjedhje janë të pazakonta dhe sondazhet nuk duhen marrë si një garanci e vërtetë. Ata përmendin rastin e “Breksit”-it në Britaninë e Madhe, një çështje kontradiktore ku sondazhet jepnin fitues pa as më të voglin dyshim qëndrimin në Bashkimin Evropian. Por dihet se si shkoi ky votim.

Në krahun tjetër të politikës amerikane, nga fushata e Klinton, pa bërë deklarata fitoresh dhe me entuziazëm të matur, thonë se këto do të jenë zgjedhjet më të mëdha në historinë amerikane. Menaxheri i fushatës së Klinton, Robi Muk deklaroi për mediat se në procesin elektoral do të marrin pjesë më shumë njerëz se kurrë më parë. m

Gjithashtu lexo

Nga shtatori, administrata në dy ndërrime

Pas dy javësh, qytetarët edhe pas orës 16 do të mund të nxjerrin, certifikatën e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *