Home / Moda / Këpucët me lëkurë antilope për vjeshtën e hershme

Këpucët me lëkurë antilope për vjeshtën e hershme

k-2

Në ditët e ngrohta, mokasinet mund t’i mbathni pa çorape, më vonë këpucët me toja bashkë me xhinse, pantallona plishi, këmishë, xhaketë.

Për shumicën janë të preferuara, sepse i japin notë të veçantë çdo kombinimi, transmeton Telegrafi.

Qoftë të jeni adhurues të stilit sportiv, të lehtë (komod) apo elegant, këpucët me lëkurë antilope lehtë do t’i përshtatni me pjesë të ndryshme të gardërobës.

Nga ngjyrat më të përshtatshme janë bezhë, e verdhë dhe e gështenjtë deri te nuancat e ndryshme të së kaltrës.

Këpucët me lëkurë antilope kërkojnë kujdes dhe mirëmbajtje të veçantë, përdoret sprej për mbrojtje nga shiu, ndërkaq njollat hiqen me ujë, me gomë për shlyerje, me brushë dhëmbësh apo me tretje të lehtë të alkoolit dhe uthullës.

7a9a70baef27a735a84cf53b10659ceb

Gjithashtu lexo

Buzë të kuqe, aksesorë dhe punxhe mëndafshi të ri: “Top street style” në rrugët e Milanos

Nëse duhet besuar Italianeve – këtë pranverë ngjyrën e kuqe do ta veshim më shumë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *