Home / Kryesoret / Kërkesa për subvencione për qumësht dhe pula deri më 5 nëntor

Kërkesa për subvencione për qumësht dhe pula deri më 5 nëntor

Më 5 nëntor skadon afati për shtrimin e kërkesave për pagesa të drejtpërdrejta për qumështin e prodhuar të dhenve, dhive dhe lopëve në periudhën prej muajit maj deri në shtator të vitit 2016. Lartësia e mbështetjes është 3,5 denarë për një litër, informoi Agjencia për Mbështetjen Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (AMFBZHR).

Agjencia i përkujton prodhuesit e qumështit se kërkesat shtrohen në mënyrë elektronike në njësitet rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

“Deri më 5 nëntor 2016 përfundon edhe afati i shtrimit të kërkesave për pagesa të drejtpërdrejta për pula të futura në kapacitetin për prodhimin e vezëve në periudhën prej muajit maj deri në shtator 2016. Lartësia e mbështetjes është 100 denarë për një pulë të blerë dhe të futur në kultivuesin e pulave për prodhimin e vezëve”, kumtoi AMFBZHR.

Kërkesat shtrohen në Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural, personalisht apo përmes postës. Formulari për shtrimin e kërkesave, si dhe dokumentet e nevojshme mund të merren në Agjenci apo të ndërmerren në ueb faqen: www.ipardpa.gov.mk, në fushën “Pagesa të drejtpërdrejta 2016”, “Formularë”

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *