Home / Showbiz / Khloe Kardashian i fut në telashe dy basketbollistë

Khloe Kardashian i fut në telashe dy basketbollistë

Një vit më parë, Tristan Thompson ishte miku më i ngushtë i LeBron Xhejms dhe ylli i NBA bëri maksimumin që ai të firmoste një kontratë shumë të majmë me Cliveland Cavaliers, ekip me të cilin fituan titullin kampion.

Por që nga momenti kur Cliveland bëri të tijin trofeun, gjërat nuk kanë shkuar siç mendohej mes dy basketbollistëve dhe fajin e ka Khloe Kardashian.

Ylli i programeve televizive në SHBA, e dhënë pas basketbollit jo në kuptimin sportiv të fjalës, por se në të kaluarën ka qenë e martuar me Lamar Odom dhe më pas kishte lidhje sentimentale edhe me James Harden, tashmë është partnerja e Thompson. Situatë që nuk i pëlqen aspak Hardem i cili është i bindur se ajo ndikon negativisht në jetën e basketbollistëve.

Sipas mediave amerikane, të dy lojtarët kanë pasur një debat shumë të ndezur në dhomat e zhveshjeve të skuadrës para ndeshjes së parë të kampionatit, ku Xhejms i kërkoi që Kloe të mos ishte e pranishme në “Quicken Loans Arena”.

Thompson me sa duket nuk e përjetuar mirë situatën dhe përveçse i është kundërvënë James, i ka bërë të ditur se ajo do të vinte në pallatin e sportit, pasi i sillte fat. Kloe Kardashian u ul qetësisht në tribunë për ndeshjen e hapëse të sezonit të cilën Cliveland e fituan lehtësisht ndërsa tani mbetet të shihet nëse James do ta pranojë këtë rebelim të shokut të ngushtë të tij apo jo.

Gjithashtu lexo

Rita Ora kënaqet në veshjen me fytyrë të Paris Hiltonit (Foto)

Bukuroshja shqiptare, Rita Ora, gjithnjë shfaqet atraktive. Ylli me renome botërore ka publikuar një foto …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *