Home / Kuriozitete / Kirurgu plastik nga Siria kërkon deportimin nga Britania

Kirurgu plastik nga Siria kërkon deportimin nga Britania

Mund të duket e çuditshme po një mjek i kirurgjisë plastike nga Siria, kërkon të largohet nga Britania e Madhe dhe të kthehet në Aleppon e shkatërruar nga lufta.

Ai u arrestua sot në një qendër të emigraconit pas ankesës për ta deportuar.

Doktor Abdulkader Majed Al-Zuebi, u mbajt me gjashtë oficerë në një furgon policie jashtë zyrësemigracionit në Lunar House, Croydon, Londër e Jugut.

Ai thotë se nuk mund të punojë në Britani për shkak se ka marrë azil.

Në pamundësi për të siguruar të ardhura, mjeku thotë se është detyruar të shesë dhe orën e tij të dorës Rolex për 3000 paund në mënyrë që të paguajë faturat e hotelit me pesë yje ku qëndronte.

Dr Al-Zuebi, i cili pretendon se fitonte 6000 paund në muaj në Siri, tha se zyrtarët kanë refuzuar t’i japin pasaportën e tij gjermane më të cilën mbërriti në Londër me 8 tetor.

Një orë para arrestimit të tij këtë pasdite, Dr Al-Zuebi që pretendon të ketë një nuse në Britani, tha se do të flejë jashtë zyrësemigracionit derisa ta deportojnë, transmeton oranews.

“Unë nuk i kam dokumentet e mia. Mi morën ku erdha” tha ai.

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *