Home / Kryesoret / Komuna e Dibrës kundër vendimit të USHT-së për mbylljen e studimeve të disperzuara

Komuna e Dibrës kundër vendimit të USHT-së për mbylljen e studimeve të disperzuara

– Kryetari i Këshillit të komunës së Dibrës, Bashkim Mashkulli në konferencën e sotme për shtyp reagoi ashpër lidhur me vendimin e Senatit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, për mbylljen e studimeve të disperzuara në Dibër.

Mashkulli theksoi se në Dibër, si një prej tre komunave nëshkruese për themelimin e Universitetit në vitin 2004 meriton edhe më tej të funksionojnë studimet e disperzuara.

“Kjo është padrejtësi e madhe për Dibrën dhe dibranët. Kërkojmë Senati i USHT-së menjëherë ta tërheq vendimin. Komuna ka investuar 300 mijë euro, ndërsa në dispozicion i la mbi njëmijë metra katrorë tokë”, tha Mashkulli.

Për shkak të mosfunksionimit të studimeve të disperzuara në Dibër, një numër i madh i maturantëve mbetën në shtëpi, pasi që nuk kanë mjete për ta vazhduar shkollimin, tha Mashkulli.

Ai paralajmëroi se nëse Senati nuk e tërheq vendimin, do të ndërmerren aktivitete të tjera, në mesin e së cilave edhe protesta.

Viti i parë akademik në Dibër filloi në vitin 2011, me një grup të gjuhës angleze dhe fizioterapeutë

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *