Home / Kryesoret / Komuna e Gostivarit sqaron opinionin për incidentin e ndodhur mes dy banorëve të Gostivarit

Komuna e Gostivarit sqaron opinionin për incidentin e ndodhur mes dy banorëve të Gostivarit

Me titull: “Bashkëpunëtorët e Komunës së Gostivarit kërcënojnë me jetë Olloman Mahmudin?!”, portali “Zhurnal.Mk”, sot ka publikuar një informacion për kinse kërcënim të banorit Olloman Mahmudi nga ana e bashkëpunëtorëve të Komunës së Gostivarit.

Siç thuhet në kumtesën e Komunës së Gostivarit, pas publikimit të këtij informacioni që rezulton të jetë mashtrim, shërbimet e Komunës së Gostivarit verifikuan këto informata dhe arriti në konkluzionin që personi me inicialet T.A, i cili pretendohet që e ka kërcënuar banorin e Gostivarit, Olloman Mahmudi, është fqinj i tij me të cilin kanë kontest pronësor, dhe nuk është bashkëpunëtor i Komunës së Gostivarit.

Dëshmitarë për rastin në fjalë janë ekipet e mediave që kanë qenë të pranishëm në prononcimin publik të Olloman Mahmudit dhe që e kanë parë incidentin e ndodhur mes tyre.

Komuna e Gostivarit inkurajon institucionet kompetente të zbardhin rastin në fjalë, thuhet mëtej në kumtesë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *