Home / Kryesoret / Komunikacioni nëpër rrugë të lagështa, rrezik nga rëshqitja e dheut

Komunikacioni nëpër rrugë të lagështa, rrezik nga rëshqitja e dheut

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të lagështa, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugës.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Veçanërisht të kihet kujdes nëpër grykat ku ekziston mundësi për paraqitjen e rrëshqitjeve të dheut të cilat në disa vende mund ta pengojnë lëvizjen e shoferëve.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *