Home / Kryesoret / Kosova nuk u bën ballë kroatëve, mposhtet 6-0 në Shkodër

Kosova nuk u bën ballë kroatëve, mposhtet 6-0 në Shkodër

Kosova nuk mundi dot të lërë shenjë në derbin ballkanas ndaj Kroacisë, në një sfidë të luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, apo siç konsiderohet “shtëpia” e tyre e dytë.

Përfaqësuesja e trajnerit Bunjaku humbi 0-6 përballë “dalmatëve”, në një ndeshje ku skuadra mike dominoi totalisht dhe nuk e vuri asnjëherë në diskutim 3-pikëshin.

Plot 3 gola pësoi porta e Samir Ujkanit gjatë 45-minutave të para, e si për ironi të fatit nga i njëjti autor. Avantazhi i kroatëve erdhi që në minutën e 6 me Mario Mandzukiç. Sulmuesi i Juventusit u zhbllokua pas 16 muajsh me fanellën e Kroacisë, por nuk u mjaftua me kaq. Rrjeta e dytë e “dalmatëve” erdhi pa kaluar gjysmë ore lojë, me të njëjtin autor.

Prapavija e Kosovës dështoi në mbulimin e bomberit edhe në rastin e golit të tretë, por zëvendësimi i Mandzukiç, gjithsesi nuk e ndali goleadën e “dalmatëve”. Goli i katërt i Kroacisë erdhi nga Mitroviç në minutën e 68. Për të mbyllur mbrëmjen për t’u harruar të ekipit të Bunjakut, menduan lojtarët kroatë Perisiç e Kaliniç, të cilët shënuan golat e pestë dhe të gjashtë, për të mbyllur epilogun e hidhur në Shkodër.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *