Home / Moda / Krema e fytyrës e cila është përgjegjëse për tenin e përsosur të Kendall Jenner

Krema e fytyrës e cila është përgjegjëse për tenin e përsosur të Kendall Jenner

Modelja e njohur zbuloi recetën për DIY kremën për fytyrë që heq të gjitha parregullsitë, sikur puçrrat e vazhdueshme dhe aknet, dhe që është më kryesore – zbutë të gjitha inflamacionet!

Kendall Jenner është një nga vajzat që i përkasin klanit Kardashian, por njëkohësisht është vajzë e ndershme e cila flet me sinqeritet për luftën e saj që po bën me vite kundër puçrrave në fytyrë.

Për këtë kohët e fundit vendosi të ndajë përvojën e saj personale me problemin që kanë shumë të rinj, por edhe gratë e të gjitha moshave. Modelja e bukur ka zbuluar me plot sinqeritet se puçrrat me vite kanë ndikuar në pasigurinë e saj, gjë që ka rezultuar në rënien e vetëbesimit të saj.

Duke provuar një numër të madh të produkteve kozmetike dhe trajtime që nuk kanë dhënë rezultate, ajo vendosi të shkojë në ordinancë te Christie Kidd, dermatolog i njohur amerikan. Edhe pse nuk shpresoi se problemi i saj do të zgjidhet së shpejti, ajo ndëgjoi këshillën e mjekes dhe e provoi kremën e saj për fytyrë, e cila pas përdorimit të rregullt filloi të japë rezultate pozitive.

Në fakt, kjo është një kremë natyrale që mund ta bëni vetë, dhe gjëja e mirë është se sigurisht të gjithë përbërësit e cekur i keni në kuzhinën tuaj.

Është e rëndësishme të theksohet se përveç zvogëlimit të puçrrave dhe akneve në fytyrë kjo kremë ndikon edhe si anti-inflamator dhe redukton skuqjen e dukshme.

Përbërësit

– një lugë mjaltë

– lëng limoni

– sodë buke

Përgatitja:

Përzieni një lugë mjaltë me gjysmë luge lëng limoni dhe të njëjtën sasi sodë buke. Përzierjen e fituar, aplikojeni në puçrrat e dukshme. Pas gjysmë ore, shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë./femra.net/

Gjithashtu lexo

Buzë të kuqe, aksesorë dhe punxhe mëndafshi të ri: “Top street style” në rrugët e Milanos

Nëse duhet besuar Italianeve – këtë pranverë ngjyrën e kuqe do ta veshim më shumë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *