Home / Kryesoret / Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti u takua me ambasadorin e Francës në vend, Kristian Timonier

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti u takua me ambasadorin e Francës në vend, Kristian Timonier

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka pritur në takim njohës edhe ambasadorin e ri të Francës në Maqedoni, Kristian Timonier.

Ahmeti uroi ambasadorin e Francës për detyren e re, duke shprehur bindjen që bashkëpunimi i afërt me Parisin zyrtar do të vijoj edhe në të ardhmën.

Lideri i BDI-së dhe ambasadori Timonier diskutuan edhe për gjendjen politike dhe zgjedhjet e 11 dhjetorit, si dhe integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Kryetari Ahmeti shtjelloi qëndrimet e BDIsë për situatën politike duke thënë që të gjithë duhet të japin kontributin e vet per zgjedhje të besueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Lideri i BDI-së nuk beson që mund të ketë aktivitete për dëmtim të procesit zgjedhor, si dhe theksoi që BDI kundërshton çdo përpjekje për frikësim ose kushtëzim të votuesve.

Ahmeti theksoi nevojën e përkrahjes franceze për vijim të fuqishëm të perspektivës Euroatlantike për Maqedoninë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *