Home / Kryesoret / Kryetari i PPD-së , Vejseli takohet me ambasadorin e Spanjës në Maqedoni, Ramon Abaroa Carranza

Kryetari i PPD-së , Vejseli takohet me ambasadorin e Spanjës në Maqedoni, Ramon Abaroa Carranza

Sot në Ambasadën e Spanjës në Shkup kryetari i PPD-së Abduladi  Vejseli realizoi një takim pune me ambasadorin e Spanjës në Maqedoni  Ramon Abaroa Carranza.

Kryetari Vejseli e njoftoi ambasadorin Carranza për aktivitetet përgatitore të PPD-së në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit 2016. Megjithë përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar që të realizohen zgjedhje të lira dhe kredibile ende kanë mbetur çështje diskutabile për zgjedhje të lira (siç është parabarazia e zgjedhësve në njësitë zgjedhore) dhe kredibile, e informoi ambasadorin kryetari Vejseli dhe kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar që ti vazhdojë përpjekjet e mëtejshme për përkrahje proceseve demokratike në vend.

Nga ana e tij ambasadori Carranza u shpreh se Spanja, si një ndër vendet me influencë në BE, e jep kontributin e saj për përpjekjet e Maqedonisë pët dalje nga kriza politike e cila është e pranishme një kohë të gjatë në vend. Spanja, tha ai do të merr pjesë në monitorimin e procesit zgjedhor jo vetëm në kuadër të BE-së dhe OSBE-së por do të ketë edhe vëzhguesit e saj në vendvotime me qëllim të reaalizimit të zgjedhjeve të lira dhe kredibile.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *