Home / Lajme / Botë / KS i KB-së nuk e pranoi propozimin rus për rezolutë për Sirinë

KS i KB-së nuk e pranoi propozimin rus për rezolutë për Sirinë

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbrëmë vonë i ka refuzuar dy rezoluta, me të cilat është kërkuar armëpushimi i menjëhershëm në qytetin e rrethuar Alepo të Sirisë.

Rezoluta e paraqitur nga Franca dhe Spanja, e cila parashihte ndaljen e të gjitha fluturimeve ushtarake ajrore, në kuadër të planit të armëpushimit, është kundërshtuar me veto nga Rusia, transmeton REL.

Më vonë, rezoluta alternative e propozuar nga Rusia, me të cilën kërkohej armëpushim, por nuk përmendej ndalja e fluturimeve ushtarake mbi Alepo, ka dështuar ta marrë mbështetjen e së paku nëntë votave, të nevojshme për miratim nga 15 antarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ky propozim rus u mbështet me 4 vota, 9 ishin kundër, ndërsa dy shtete anëtare abstenuan nga votimi.

Ambasadori britanik në Kombet e Bashkuara, Mathju Rikroft akuzoi Rusinë se po abuzon me fuqinë e vetos. Sipas tij, asnjë rezolutë e Këshillit të Sigurimit nuk mund t’i japë fund luftës në Siri, por këtë mund ta bëjë një ndryshim i politikës së Moskës.

Ambasadori rus në OKB, Vitali Çurkin tha pas votimit se, në Këshillin e Sigurimit ishte zhvilluar një spektakël i çuditshëm.

Qindra civilë janë vrarë nga sulmet ajrore të Rusisë dhe qeverisë së Sirisë në lagjet e Alepos, që janë nën kontrollin e kryengritësve, prej se armëpushimi i fundit, i ndërmjetësuar nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, u shkatërrua më 19 shtator.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar hetime për krime të luftës kundër Rusisë dhe regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, për shkak të sulmeve të hapësirave civile në Alepo.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *