Home / Kryesoret / Kumanovë, anulohet seanca gjyqësore për vrasjen e Komandant “Shqiponjës”

Kumanovë, anulohet seanca gjyqësore për vrasjen e Komandant “Shqiponjës”

Seanca gjyqësore për vrasjen e Xhemail Rexhepit i njohur si komandant Shqiponja u anulua për shkak se eksperti i forenzetikës ikës nuk ka poseduar dokumentacionin e nevojshëm për qasje në të gjitha dokumentet. Seanca e radhës është caktuar për 3 nëntor. Vrasja e komandant Shqiponjës një vit më parë ndodhi pas një zënke për marrjen e drejtimit të degës së BDI në Kumanovë.

“Sot është dëgjuar personi i ekspertizës, bëhet fjalë për person të forenzikës të diplomuar pra nga shkencat e forenzikës. Ai e elaboroi ekspertizën e tij sepse nga ana e prokurorit iu bënë disa pyetje lidhur me dinamikën e rrjedhës së ngjarjes. I njejti nuk ishte në gjendje të përgjigjet në pyetje të tilla sepse nuk ka patur qasje të tërësishme në dokumentet ekzistuese për lëndën. Për këtë arsye përfaqësuesi i Prokurorisë propozoi që personi ekspert të plotësojë dokumentacionin e tij. Gjyqi këtë e pranoi dhe procedura mendoj se është ndërprerë. Pra do ti dorëzohet komplet dokumentacioni personit ekspert, do të bëhet plotësim i ekspertizës e pastaj do të vazhdojë procedura. Procedura është në faze e dëgjimit të edhe një personi ekspert e më pas propozimi i shpalosjes së dëshmive nga ana e mbrojtjes”, deklaroi Marjan Vitanovski, avokat.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *