Home / Kryesoret / Kur bëhet fjalë për shqiptarët VMRO dhe LSDM bëhen bashkë kundër ligjeve të propozuara nga PDSH-ja

Kur bëhet fjalë për shqiptarët VMRO dhe LSDM bëhen bashkë kundër ligjeve të propozuara nga PDSH-ja

VMRO – DPMNE dhe LSDM janë bërë bashkë dhe kanë votuar kundër propozimit të Partisë Demokratike Shqiptare, e cila sot në Kuvend propozoi ndryshimin e Kodit Zgjedhor me qëllim që të barazohet vota e qytetarëve të Maqedonisë, çështje kjo që ka të bëjë me barazimin e njësive zgjedhore, raporton Portalb.

Nuk ishte e mjaftueshme as përkrahja dhe vota e deputetëve të BDI-së.

“LSDM e dëshmoi veten, ne ju themi atyre që pretendojnë që të thirren edhe në vullnetin e qytetarëve shqiptarë ta shohin sot LSDM-në e vërtetë. Dita e mirë shihet që në mëngjes. E keni gabim nëse doni ta fitoni armikun tuaj politik VMRO – DPMNE-në me votat e shqiptarëve”, tha nga foltorja e Kuvendit deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi, pas votës kundër të LSDM-së, për propozimin e PDSH-së, transmeton Portalb.

Deputeti i PDSH-së, Imer Aliu, ka sugjeruar deputetin Ademi, të mos merret me VMRO-në dhe LSDM-në, por të japin përgjegjësi, për atë që ata kanë bërë si parti politike.

“Ju keni votuar dispozita për ta zhvlerësuar votën e shqiptarëve. Lëreni tash VMRO-në dhe LSDM-në. Se ju shohim tash

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *